Hoti i reagon VV-së: Makineri propagandistike parapolitike e qeverisë, nuk e kuptuat çfarë kam thënë

Avdullah Hoti, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, ka reaguar pasi është sulmuar nga aktivistët e VV-së dhe këshilltarët e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas një deklarate që rekomandonte nisjen e lehtësimit të masave për bizneset, pas situatës së rëndë ekonomike që është krijuar në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se nuk është kuptuar ajo që ka thënë sot, se përndryshe nuk do të sulmohej siç thotë ai nga makineria propagandistike parapolitike e qeverisë në detyrë, shkruan Fokusi.info.

Postimi i plotë:

Po të kuptohej ajo që kam thënë sot, nuk do të sulmohesha nga makineria propagandistike parapolitike e qeverisë në detyrë.
Përkundrazi, do të fillonte një debat argumentues, që do duhej të qonte drejt konsensusin shoqëror për planin për rimëkëmbje ekonomike dhe mbrojtje sociale të grupeve në nevojë për kujdesin e shtetit.