Ministria e Financave jep informacione nga sulmi i sotëm kibernetik

Ministria e Financave ka reaguar pas sulmit kibernetik që ndodhi sot, sulm që u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Përmes një postimi, Ministria e Financave njoftoi qytetarët se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar.

Tutje në njoftimin e kësaj Ministrie, thuhet se këta persona kanë përdorur të dhënat personale të Regjistrit Civil të RKS’së, duke tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

‘’ Ministra e Financave njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar deri me tani, të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë’’, thuhet në postimin e MF.

Ky është njoftimi i plotë:

‘’ Njoftim në lidhje me sulmin në Sistemin e Tatimit në Pronë

Ministra e Financave njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar deri me tani, të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

Ministra e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë.

Rasti është paraqitur dhe tani më të po merren organet kompetente.’