Hoti i vetëm në ceremoninë e marrjes së detyrës

Është mbajtur ceremonia e marrjes së detyrës nga kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti.

Detyra iu dorëzua nga sekretari Fitim Krasniqi, ani pse sipas protokollit iu është dashur t’i dorëzohet nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Pas mbledhjes së Qeverisë, ai do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Prej aty, Hoti do të niset drejt prekazit për të bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Vizitën e parë brenda dikastereve qeveritare, ai ka zgjedhur ta bëjë në Ministrinë e Shëndetësisë./EO/