Hoti pas vendimit të PZAP-së: Ligji është për të gjithë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar vendimin e sapo-publikuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili vendosi kundër ankesave të subjekteve politike lidhur me moscertifikimin e kandidatëve të tyre, të cilët kanë probleme me ligjin.

Hoti theksoi se para ligjit të gjithë kandidatët për deputetë duhet të trajtohen njësoj si çdo qytetarë tjetër.

“Atë që mund të them është se ligji është për të gjithë, duhet të trajtohet njësoj për të gjithë kandidatët që garojnë në këto zgjedhje”, tha Hoti para mediave.

Ndryshe PZAP mori vendim që as lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të moscertifikohet për kandidim në listën e deputetëve të kësaj partie.

PZAP vendosi që Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Labinotë Demi-Murtezi dhe Bajram Mavriqi të mos zëvendësohen më në këtë listë.