Hoti pas votimit si kryeministër: Vendin do ta kthejmë në normalitet

Kryeministri i ri, Avdullah Hoti ka folur para gazetarëve pas votimi të tij në Kuvend.

Kryeministri Hoti tha se do të fillojë të punojë që në ditën e parë duke i parë emergjencat që i ka vendi.

“Kemi bërë bashkë një program qeverisës që i adreson nevojat më emergjente, që është lufta e pandemisë, dhe kriza ekonomike e cila do të fillojë me punë që në ditën e parë.”, tha ai.

Ai po ashtu tha se ka premtuar që do të ndërroj diskursin në vend, duke aluduar që Qeveria Kurti kishte krijuar një diskurs të rrezikshëm.

“Kam premtuar ndërrimin e diskursit publik në vend për të krijuar normalitet të qytetarëv si dhe në biznes”, tha ai.