Hoti thërret mbledhje të Qeverisë

Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet nesër rreth orës 11:00.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 21.8.2020: Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në këtë njoftim të zyrës së kryeministrit nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës.

Ndryshe, kjo mbledhje është thirrur vetëm dy ditë pasi Kryeministri Avdullah Hoti u shërua me koronavirus, teksa gjatë punës kur ishte i infektuar, punoi nga shtëpia.