Hovenier: Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në këta 15 vjet

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar qytetarët e Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë.

Hovenier përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në këta 15 vjet.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Kam pasur privilegjin dhe nderin të jem pjesë e historisë sonë të përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 vjetëve të fundit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen tonë të hershme dhe të qëndrueshme dhe për partneritetin me popullin kosovar”, ka shkruar Hovenier.