Ekzekutivi dyfishon socialin për muajin nëntor dhe dhjetor

Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e dyfishit të pagesës së rregullt për përfituesit e skemave sociale.

Këtë e propozoi ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati nё mbledhjen e Qeverisё ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare për përfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesës sё rregullt dhe shtesёs aktuale, shtesё e cila gjithashtu aplikohet si pjesё e masёs 3.2 tё Pakos sё Ringjalljes Ekonomike.

Gjatё fjalёs sё tij nё mbledhjen e Qeverisё, Murati theksoi se pёrmes kёtij vendimi mundësohet mbështetja e kategorive mё tё cenueshme tё shoqёrisё sonё.

Pas mbledhjes së Qeverisë, ai në një konferencë për media theksoi se nga 12o euro sa kanë përfituar deri më tani ajo do të dyfishohet në 240 euro.