Hovenier shpreh shqetësim për mbylljen e komunave paralele dhe OJQ-së: Kufizojnë opsionet e ShBA-së për të avokuar për Kosovën

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Hovenier përmendi çështjen e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, teksa tha se këto veprime po i rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë “po i kufizojnë mundësitë që ShBA-të të shërbejnë si avokues për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

“Ato [veprime] përfshijnë operacionet e kryera nga Policia e Kosovës nën drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë javës së kaluar në zyrat e institucioneve të administruara nga Serbia në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, si dhe në OJQ-në ‘Qendra për Paqe dhe Tolerancë’ në Prishtinë.

“Jemi të shqetësuar edhe nga veprimet e Policisë së Kosovës sot për sekuestrimin e dinarëve serb dhe veturës me të cilën po transportoheshin paratë për të shpërndarë pagesat sociale nga Serbia”, tha Hovenier, transmeton Klankosova.tv.

Hovenier iu kërkoi institucioneve të Kosovës që të sigurohet që personat të cilët janë paraparë t’i marrin këto pagesa, ta bëjnë atë pa vonesë, teksa kërkoi edhe shtyrje të vendimit të BQK-së.

“Ne po ashtu ritheksojmë kërkesën tonë që Kosova të shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore për operacionet me para të gatshme, derisa procedurat e pranueshme të jenë në linjë me standardet evropiane dhe derisa popullata të jetë informuar mjaftueshëm për tranzicionin e të mirave dhe procedimin e tyre”.

Ambasadori amerikan më tej tah se çështjet që kanë të bëjën me Serbinsë-strukturat e mbështetura në Kosovë duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.