Hoxhaj: Lajmi Lajçak – Bislimi nuk ka të bëjë me deeskalim në veri, por për ta larguar vëmendjen nga Mimoza-Milani!

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar sot pas publikimit të përgjimeve të Shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari me Slavko Simiq.

Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social ka thënë se “Një hap para, dy hapa pas, është politika e gabuar ndaj veriut e Albin Kurtit”

“Një hap para, dy hapa pas, është politika e gabuar ndaj veriut e Albin Kurtit! Reciprociteti për targat nuk i largoi ato, por kolapsoi institucionet shtetërore atje! Mbrojtja e sovranitetin nuk ishte shtrirje e tij, por rikthimi i një protektorati në veri!”, ka shkruar ai.

Tutje, Hoxhaj ka thënë se lajmi për pajtim nga Bratislava nuk ka të bëjë me deeskalim, por me manipulim, siç u shpreh ai, “për ta larguar temën nga Mimoza-Milani tek Lajçaku-Bislimi!”.