Krasniqi – Kurtit: Qytetarët nuk e pranuan arrogancën, lexoji mirë rezultatet – mos i diskrimino komunat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale.

“Meqë është seanca e parë pas përfundimit të  zgjedhjeve, në krye të të gjithave, janë konsideratat e larta për qytetarët e Kosovës, pa dallim. Është e qartë se tranzicioni në këtë segment ka përfunduar, demokracia jonë bën pjesë në rrafshin e shteteve më demokratike”, ka thënë Krasniqi.

“Qytetar që nuk shantazhohet, s’keqpëdoret, nuk e pranon arrogancën. Një qytetar që vlerëson programin, që nuk i nënshtrohet qeverisjes por që kontrollon qeverisjen”, ka thënë Krasniqi.

“Pushteti në Kosovë nuk ushtrohet pa qytetarët dhe nuk mund të ushtrohet mbi qytetarët”, ka thënë ai.

“Qeveria qendrore duhet t’i mbështes të gjitha komunat njëjtë. Të barabartë e pa diskirinimin. E ftoj kryeministrin që t’i lexojë rezultatet mirë”, tha Krasniqi.