Hoxhaj: Putin dhe këlyshi i tij Malagurski, në mision të dështuar kundër njerëzve të Kosovës

Ka inspiruar edhe komunitetin e artistëve pamorë kampanja e nisur nga këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, e cila postoi në twitter hartën e trojeve shqiptare me flamurin kombëtar në sfond me hashtagun #autochthonous.

Një karikaturë e veçantë pa autor ka vënë në thumb Vladimir Putinin dhe gazetarin e Russia Today, serbin Boris Malagurski.

E në betejën e rrjeteve sociale në mes shqiptarëve dhe aleatëve në njërën anë, dhe serbo-rusëve në anën tjetër, është përfshirë edhe diplomati kosovar Enver Hoxhaj, transmeton KosovaPress.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka shpërndarë karikaturën që zbërthen propagandën ruse e serbe, përbri së cilës ka shkruar edhe disa fjalë.

“Këlyshi i Putinit, Malagurski , është në një tjetër mision të dështuar kundër njerëzve të Kosovës. Këtë herë, Putini hyri në llogarinë në Twitter të propagandistit serb dhe mohuesit të gjenocidit”.