Hoxhaj tregon se a do ta çojë Kurtin në Kushtetuese

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është deklaruar pas votimit të qeverisë “Kurti 2”, i cili tha se nuk do ta dërgoj në Kushtetuese mandatin e Albin Kurtit.

Hoxhaj është deklaruar para medieve se nuk do merret me çështjen e kushtetutshmërisë së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, si kryeministër, teksa ka pasur kritika për të.

“Nuk dërgon asgjë në Gjykatë që ta kontestojë mandatin e z. Kurti, i cili nuk ka pasur drejtë të kandidojë për deputet, e i cili është zgjedhur sot kryeministër. Nuk dua ta përdor Gjykatën Kushtetuese si instrument për ta bllokuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka përmendur edhe emrin e Murat Jasharit si kandidat për president të Kosovës, për të cilin ka thënë se është një kandidat briliant, mirëpo që PDK’ja nuk ka ndonjë propozim për këtë post.“Mënyra se si u zgjodh kjo qeveri, është një fazë e re e jo-stabilitetit, e pa-qartësisë, e mjegullës. Kjo ndërtesë (Kuvendi i Kosovës) ka qenë objekt i dhunës, i përplasjes, ia përmenda z. Kurtit rastin e Joschka Fischer, i cili ka kërkuar falje për dhunën e ushtruar ndaj policisë gjermane, në atë se çfarë ka bërë më herët. Unë mendoj se një kryeministër do duhej ta pajton popullin”, është shprehur tutje Hoxhaj.