Humb jetën 48 vjeçarja në parking në Shkup

Dyzet e katër vjeçarja nga Shkupi ka humbur jetën në parkingun mes poliklinikës ‘Jane Sandanski’ dhe kishës ‘Shën Ilija’.

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se 48 vjeçarja F.C ka humbur jetën në automjetin ‘Hyundai Tucson’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga mjeku i ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekje ndërsa trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.

Rasti është denoncuar në polici në orën 13:10 ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.