Thaçi pas votimit të Qeverisë: Ditë e rëndësishme për demokracinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas formimit të qeverisë së re të cilën do ta drejtojë, kryeministrit Avdullah Hoti.

Thaçi ka përgëzuar deputetët e Kuvendit duke shtuar se është një ditë e rëndësishme për demokracinë në vend.

“I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike.”, ka shkruar Thaçi.