Humb jetën traktoristja e përfshirë në një aksident në Pejë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident trafiku kishte ndodhur në fshatin Turjak të Pejës, me pasojë humbjen e një jete.

Rasti kishte ndodhur më datë 11 korrik 2023, rreth orës 09:30, kur një traktor punësor ishte i përfshirë në aksident, me vozitësen e traktorit e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Pas ngjarjes, vozitësja e traktorit u dërgua menjëherë në spitalin rajonal në Pejë për trajtim emergjent, dhe më pas u transferua në QKUK, Prishtinë, për shkak të natyrës së lëndimeve të saj.

Ndërsa, më datën 17 korrik 2023, viktima e aksidentit nuk ka mundur të përballonte plagët e rënda dhe ka ndërruar jetë.

Siç ka njoftuar Policia, vdekja e saj u konstatua nga mjeku i kujdesit intensiv.

“Me datё 17.07.2023, rreth orёsh 20:00, nga QKUK-Prishtinё, jemi njoftuar se viktima e aksidentit nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe e njëjta ka ndёrruar jetё, vdekja e viktimёs ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar”, thuhet në njoftim.

Pas njoftimit të ngjarjes, Prokurori i Shtetit është njoftuar menjëherë dhe ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të kryer obduksionin e nevojshëm.