Dua Lipa shprehet e lumtur që u nderua me çmim në “O2 Silver Clef Awards”

Dua Lipa vazhdon të numërojë suksese të reja në karrierë.

Dua Lipa, së fundi ishte e pranishme në një tjetër event muzikor, ku edhe është shpërblyer me çmim, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për “O2 Silver Clef Awards”, në të cilin këngëtarja shqiptare mori çmimin “Artistja më e mirë femër”.

Ajo shprehet e lumtur që ishte pjesë e këtij eventi si dhe falënderoi të gjithë organizatorët për çmimin.

“Faleminderit @nordoffrobbins për të gjithë punën e pabesueshme që bëni, duke ndryshuar jetën e njerëzve nëpërmjet fuqisë së muzikës. U ndjeva aq e frymëzuar dhe e nderuar që isha në një dhomë me plot njerëz që përpiqen të bëjnë një ndryshim për ata që janë më pak të aftë. Faleminderit për # 02silverclefsaward për “Best Female” dhe që më kishit mua qnë eventin e djeshëm. Unë pres që të bëj më shumë punë në terapi muzikore dhe të punoj së bashku me ju. ❤️”, ka shkruar Dua.

Përveç se është shpërblyer me çmim, Dua u komentua edhe për paraqitjen e saj, ajo në këtë ceremoni u shfaq e veshur me kostum të bardhë, ndërsa nën xhaketë po mbante vetëm reçipeta.