Humb kontrollin e mjetit, përplaset me shtyllën dhe godet këmbësorin (foto)

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën Ali Demi në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës.

Sakaq, si pasojë është aksidentuar një këmbësor R. E rreth 69 vjeç, i cili u dërgua në spital nën kujdesin mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën Ali Demi në afërsi të Kryqëzimit mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës , si pasojë është aksidentuar një këmbësor R. E rreth 69 vjeç, i cili u dërgua në spital nën kujdesin mjekësor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.