Ky është 56-vjeçari që u gjet i vdekur në Mitrovicë

Mitrovica u trondit pasditën e sotme, pasi brenda 8 minutash u gjenden dy të vdekur në rrugë.

Fillimisht u raportua për një të vdekur në rrugën “Ali Zeneli”.

Policia e konfirmoi rastin duke bërë të ditur që bëhet fjalë për një 77 vjeçar i cili vdiq në veturën e tij. Për të, raportohet se ka qenë vdekje natyrore.

Mirëpo, del se 8 minuta para këtij rasti, në Mitrovicë u gjet edhe një trup tjetër i pajetë.

Madje, hamendësimrt në rastin e dytë janë të rënda, pasi ka dyshime për vrasje.

Sinjali mëson se viktima është Sami Morina, 56-vjeçar.

Policia thotë se trupi i 56 vjeçarit u gjet në rrugën “Fadil Deliqi”, në afërsi të oborrit të Spitalit të Mitrovicës.

“Sot rreth orës 17:12, është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Avni Zahiti.

Hetuesit e Policisë po e hetojnë rastin pasi dolën në vendngjarje.