Humbi jetën në alpe, trupi i turistit serb transportohet me litar dhe barrelë, dy të tjerë akomodohen në Valbonë

Policia e Kukësit njofton se ka gjetur tre turistët serbë të bllokuar në Valbonë, njëri prej tyre i pajetë.

Sipas bluve aktualisht po bëhet transportimi nga vendi “Maja e Grykave të Hapura” i viktimës.

Turistët serbë të bllokuar në Valbonë, helikopteri nuk ulet dot, forca nga Kosova për shpëtimin e tyre
Turisti serb gjeti vdekjen si pasojë e infarktit.

Nxjerrja e trupit të viktimës po bëhet me litarë e barrelë pasi terreni është shumë i vështirë dhe i thepisur.

Ndërkohë policia e Kukësit bën të ditur gjithashtu se dy turistë të tjerë që ishin bashkë me viktimën, mashkull dhe femër, janë akomoduar në Valbonë dhe nuk kanë probleme shëndetësore.

Ende nuk dihet sa turistë kanë qenë duke eksploruar këtë zonë pasi edhe komunikimi me telefon me shërbimet e policisë është i vështirë për shkak të mungesës së valëve tek vendi ku ndodhi kjo ngjarje.

oranews.tv