Humbi kontrollin e motorit, i riu i shmanget mrekullisht përplasjes nga kamioni

Ndonjëherë vlera e një momenti barazohet ose mund të tejkalojë një jetë të tërë!

Video e mëposhtme e ilustron më së miri këtë thënie, pasi në një fraksion, sekonde një motoçiklist në Malajzi i ka shpëtuar përplajses nga kamioni, shkruan joq-albania.

Ai ishte duke ecur me motor në autostradë, por papritur humb kontrollin prej shiut.

Sapo rrëzohet ai e parandjen rrezikun pasi kamioni ishte fill pas tij, kështuqë ngrihet menjëherë dhe shmanget nga përplasja.

Videoja është bërë shumë virale në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë reagime nga publiku.