Presidentja Osmani uron fillimin e muajit të Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame shkruan Fokusi.info.

“Ky muaj është mundësi e mirë për të menduar për të gjithë, për të ndarë diçka nga vetja për të tjerët dhe për ta shpërfaqur shpirtin solidar, siç di dhe e ruan këtë traditë populli ynë ndër shekuj”, tha presidentja.

“Ne kemi nevojë për shpresë, kurajo dhe mbështetje të njëri tjetri, ndaj ky muaj është adekuat për një përpjekje të përbashkët dhe dëshmi se duke bashkëndjerë me nevojtarët e bëjmë shoqërinë më humane e shtetin më të konsoliduar”, tha mes tjerash presidentja Osmani.

“Të dashur besimtarë, le të kalojë ky muaj në harmoni, paqe e mirëkuptim! Ju qoftë agjërimi i lehtë në muajin e shenjtë të ramazanit”, përfundoi presidentja Vjosa Osmani./Fokusi.info/