Humolli: Nëse Kurti e themelon Asociacionin, do të bëj tradhti kombëtare

Deputeti i pavarur Fatmir Humolli e ka quajtur “tradhti kombëtare”, zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit, nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta pranojë ta themelojë atë.

“Nëse e themelon Asociacionin, është tradhti ndaj votës së qytetarëve. E, kur një kryeministër që e tradhton votën e marrë, për hatër të kujdo qoftë, ai e nënçmon qytetarin.”, deklaroi Humolli në Tëvë 1.

Por, që sipas tij rrethanat aktuale politike përmes procesit të dialogut, tani janë në favorin e Kosovës dhe se pala kosovare s’duhet të nënshtrohet ndaj faktorit ndërkombëtar vetëm për ta nënshkruar themelimin e Asociacionit.

“Nëse duhet në baza etnike me i zgjidh problemet në Ballkan, pse atëherë nuk po zgjidhet problemet e shqiptarëve në Serbi, Maqedoni e Greqi. Pse Kosova duhet me qenë monedhë kusuritje siç na ka përdorur perandoria Osmane, tani po e bëjnë bashkësia ndërkombëtare. Jam shumë i bindur se rrethanat politike, janë në favorin e Kosovës.”, shtoi Humolli.