Hyn në fuqi rregullorja e re e “Prishtina Parking”, rreth 2 mijë qytetarë do të rimbursohen

Sot do të hyjë në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve të Prishtinës.

Ndërmarrja ka njoftuar po ashtu se një mijë e 862 qytetarë do të rimbursohen të cilët janë në parapagim në vlerë prej 44 mijë e 130 euro.

Po ashtu qytetarët rezident duhet të ndërmarrin disa veprime në lidhje më rregulloren e re, të cilat janë:

– të presin që brenda 30 ditëve të ardhshme të kontaktohen nga N.P.L. Prishtina Parking.

– në kontaktin që do e realizojmë do të informojmë banorët nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota.

– nëse dokumentacioni është i plotë, banorët do të ftohen të vizitojnë zyrat e N.P.L. Prishtina Parking për të realizuar kontratat e reja dhe pagesën e njëhershme administrative prej 10 euro.

– nëse dokumentacioni nuk është i plotë, banori do të informohet se cilin dokument shtesë duhet ta plotësojë.

– të gjithë banorët e regjistruar më herët do të kontaktohen brenda kësaj periudhe. Gjithashtu, përgjatë kontaktit do të informohen banorët që kanë parapagim për t’u rimbursuar.

– deri në përfundim të kësaj procedure zyrat mund t’i vizitojnë banorët që nuk kanë qenë më herët të inkuadruar në sistem si banorë rezident apo ata të cilët kanë ndryshuar adresat ose automjetet (targat)