Njësia Speciale vendoset në pikën kufitare në Bërnjak

Pas raportimit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Zubin Potok, forcat e Njësisë Speciale janë vendosur në pikën kufitare në Bërnjak.

Kjo për shkak të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në atë pjesë.

RTV Dukagjini ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku është stacionuar Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, pak më parë janë publikuar edhe pamje nga vendi ku ishte sulmuar vetura e policisë.

Siç raportohet, rruga drejt vendit të sulmit ishte e bllokuar. Kjo për arsye se NJSO-ja, KFOR-i dhe hetuesit ishin duke i hetuar rrethanat e sulmit.