Hysen Durmishi: “Koalicioni me LDK-në kurrë mos të bëhet, nëse kushtëzohet me amnistinë e dikujt”

Zyrtari i VV-së, Hysen Durmishi është kritikuar ashpër për gjuhën e tij linçuese në njërin prej postimeve të tij që kishte të bënte me rastin e Astrit Deharit.

Ndër të tjera, ai kërkonte burgosjen e gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Baton Haxhiu, si dhe personave tjerë që ai mendon se janë përgjegjës, shkruan lajmi.net.

E po në të njëjtin postim, ai ka replikuar me dikë prej miqve të tij.

Ai është kritikuar se pse nuk ka reaguar për Skënder Hysenin, që në kohën kur Dehari ishte gjetur i vdekur, ai kishte qenë ministër i Punëve të Brendshme nga rradhët e LDK-së.

Duke folur për koalicionin me LDK-në, ka thënë se koalicioni me këtë parti sipas tij nuk do të duhej të bëhej në qoftë se kërkohet amnestia për përgjegjësit e rastit Deharit, qofshin ata zyrtarë të këtij subjekti.

“Asnje, bash asnje nuk e amnistoj. Nese koalicioni me LDK kushtezohet me amnesti per dike atehere kurr mos te behet. Te gjithe te implikuarit ne rastin e Astritit do te dalin para drejtesise. Te gjithe”, ka thënë ai.