Hyseni: SHBA do të jetë me Kosovën gjatë gjithë procesit të dialogut

Koordinatori Shtetëror pë Dialog, Skënder Hyseni ka bërë të ditur se është takuar sot në Bruksel me Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Filip Reeker.

Hyseni ka thënë se me z. Reeker kanë patur një bisedë miqësore me fokus dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Fokusi.info.

“Pata knaqësinë të takoja sot në Bruksel Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, mikun tim të kahmotshëm, Philip Reeker. Gjatë këtij takimi shumë të përzemërt, me ambasadorin Reeker bëmë një bisedë të hapur rreth zhvillimeve në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në dialogun e rinisur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Krahas BE-së, theksova se roli I SHBA-ve në këtë process është i pazëvendsueshëm. Mirëprita përkushtimin e palëkundur amerikan në përkrahje të dialogut dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ne përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse”, shkruan Hyseni./Fokusi.info/