I arrestuari sulmon dy policë brenda stacionit policor

Një person është arrestuar pasditen e së shtunës në Prishtinë, pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa ishte në stacionin e policisë.

I dyshuari nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar dy zyrtarë policorë të cilët pas lëndimeve të marra kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i ishte gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë 4.7 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Express/