I biri i ish luftëtarit të UÇK-së diplomon në Akademinë e Ushtrisë Amerikane

Djali i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nezir Ismajli, Valdrini nga Prekazi ka diplomuar në lëminë e Inteligjencës Ushtarake, e cila është pjesë e Akademisë së Ushtrisë së Amerikës.

Ai është pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës tash e disa vite, ndërkaq para pesë muajsh kishte nisur shkollimin në SHBA, në kuadër të Inteligjencës Ushtarake, të cilën e përfundoi me sukses.