I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Pas një pauze disa muajshe, Gjykata Speciale sërish u aktivizua, shkruan Fokusi.info.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një postimi të bërë në FB ka bërë të ditur se i ftuari i radhës në Hagë është Nazif Musliu, në cilësinë e të dyshuarit, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së.

Nazifi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm.

Postimi i plotë:

Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nazif Musliu, në cilësinë e të dyshuarit, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Nazifi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm! HG