I hakohet facebook Nasim Haradinajt

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka njoftuar se i është thyer kodi i rrjetit të tij social Facebook.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se në emër të tij janë dërguar kërkesa dhe se ia kanë bllokuar një gjë të tillë.

Postimi i plotë i tij:

“Nje mashtrues ka thy kodin ,dhe ka dergue ne emer timin kerkesa….!
Tani ja kemi bllokue ka Ajfon 6+
deri sa ta verifikojme edhe personin esht i lajmeruar per falsifikin…!!
Ju lutemi per konsideraten”!

Fokusi.info