Numërohen mbi 90% e votave të diasporës, ja fati i Nismës

Numërimi i votave të ardhura nga diaspora gati sa s’ka përfunduar, shkruan Fokusi.info.

Deri në këto çaste janë numëruar mbi 90% të votave.

Sipas rezultateve të tanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka 6341, LDK 2034, PDK 1928, AAK 541 dhe Nisma-AKR-PD 826.

Edhe pas numërimit të votave të diasporës, NISMA-AKR-PD nuk e kalojnë pragun zgjedhor pasi që duhen edhe një numër i konsiderueshëm i votave.

Sipas kalkulatorit për llogaritjen e mandateve, NISMA-AKR-PD ka 4.97% të votave./Fokusi.info.