I kontrollon klikimet në Youtube, Zvicra nuk i jep vizën këngëtares shqiptare

Zvicra i ka refuzuar hyrjen këngëtares nga Kosova, Xhevahire Bytyqi.

Ajo njihet nga komuniteti në Zvicës si këngëtare e rrymës tallava, mjaft e përhapur në klube nate të frekuentuara nga një kategori shqiptarësh – raporton portali “Presheva Jonë”.

Ajo u privua nga leja e qëndrimit afatshkurtër nga Zyra e Migracionit në Zyrih.

Kosova klasifikohet nga kjo zyrë në listën e “vendeve të treta”.

Një udhëzim i kësaj Zyre kërkon që “aristët nga vendet e treta” që japin shfaqje në territorin e Zvicrës duhet “të garantojnë performancë me vlerë artistike në një nivel të pranueshëm”.

Sipas portalit, Zyra e Migracionit njoftoi këngëtaren se kishte kërkuar tre video muzikore të Bytyqit në Youtube, të cilat ishin klikuar nga 3.500 në 31,000 herë, shifër e pamjaftueshme për të dhënë një vizë me qëllime artistike, sipas udhëzimit.