I mbyturi dje nga rryma është veteran i luftës/ Varrimi i tij bëhet sot

Dje, më 21 gusht 2019, rreth orës 07:17 minuta, derisa ishte duke punuar në një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën “Marie Shllaku”, në rrugën e Kamenicës, derisa kishte qenë duke e tërhequr një gyp, kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë, me ç‘rast nga kontakti me rrymën edhe ka humbur jetën”, transmeton fokusi.info.

I ndjeri është veterani i luftës së UÇK-së, Bashkim Emërllahu nga fshati Ramjan i Vitisë.

Siç njofton OVL e UÇK-së dega në Viti, varrimi i tij bëhet sot në varrezat e fshatit Ramjan të komunës së Vitisë, në ora 18:00./Fokusi.info/