Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave. Erërat jugore dhe jugperëndimore herë pas here pritet të jenë të fuqishme dhe fuqia maksimale nganjëherë mund të arrijë nga 50 deri në 60 km/h. Pasdite rrallë në disa rajone priten riga ose ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të ketë alternime të shpeshta mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Në disa rajone në Shqipëri priten riga afatshkurtra shiu.

Të enjtën dhe të premtën nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Priten rreze diellore, vranësira lokale dhe erëra nga jugu dhe jugperëndimi. Erërat do të jenë pak më të qeta megjithatë ende vazhdojnë herë pas here. Të premtën rritje të ndjeshme të temperaturave.

Të shtunën një front i ftohtë ajror nga veriu depërton në Kosovë dhe ulë temperatura përkohësisht duke kushtëzuar edhe vranësira dhe ndonjë rigë afatshkurtër të izoluar shiu. Fronti nuk do të ndjehet aq shumë në viset tjera përpos që pritet fuqizim i përkohshëm i erërave në rajon.

Të dielën na pret mot i këndshëm dhe i qetë pranveror./Meteoballkan