I plagosur me kaçavidë dhe i shtrirë në tokë, policia dërgon në spital adoleshentin, ja dyshimet e para

Një adoleshent mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ai është dërguar në spital për mjekim nga patrulla e policisë, e cila e ka gjetur të shtrirë në tokë.

I plagosuri është rreth moshës 15 vjeç.

Nga informacionet paraprake dyshohet se është goditur me kaçavidë në pjesën e qafës pas një konflikti në Lungomare.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të plagosjes.