I propozuari i degës së PDK-së në Drenas dorëzon kandidaturën për kryetar komune

“Dekada e re” për Drenasin po kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), certifikimin e kandidati për kryetar dhe kandidatëve për Kuvend Komunal.

Kërkesën në emër të iniciativës e ka dorëzuar Driton Ajazi, i cili tha se Ramiz Lladrovci, ka kandiduar për kryetar pa pëlqimin e degës.

“Ne si struktura të degës së PDK-së në Drenas na u imponuar që të vazhdojmë garën në këtë format pasi në mënyrë të padrejtë është rikandiduar kryetari aktual Lladrovci pa përkrahjen e degës së partisë”.

Ai poashtu ka thënë se e kanë një formacion të ri politik përmes së cilës do ta vazhdojnë garën për Drenasin.

“Besoj që kjo do të jetë adresa e vetme e të gjithë qytetarëve të komunës së Drenasit”.