I vonuan ushqimin, gruaja bën çmendurinë: Merr armën dhe qëllon në drejtim të stafit

Një grua e cila ishte lodhur nga pritja në radhë për të marrë  një “Burger King ” ka qëlluar në drejtim te stafit që punonte në fastfood-in ku ajo kishte porositur ushqimin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Amerikë në fastfoodin Memfis ditën e martë. Ajo nisi të debatonte me punëtorët të cilët prej radhës së shumtë i kishin vonuar ushqimin.

E acaruar dhe e lodhur nga pritja gruja ka nxjerrë armën nga makina  e saj dhe ka qëlluar në drejtim të stafit, siç ka bërë me dije policia.

Fatmirësisht punonjësit nuk u dëmtuan pasi arritën të vraponin për tu mbrojtur pas një dere. Policia është vënë në kërkim të gruas që tmerroi stafin e Memfis.