Turqi, gjobitet me 14 mijë dollarë një person për organizimin e luftimit mes gjelave

Një person është gjobitur me 105.400 lira turke (14.300 dollarë) për organizimin e luftimit mes gjelave në provincën juglindore Şanliurfa.

Policia bastisi një adresë në lagjen Firat, ku zbuloi 17 gjela të edukuar për luftime dhe mjete për mprehjen e sqepit dhe thonjve të tyre.

Organizatori u gjobit veç e veç për secilin gjel.

Rreth 71 burra të pranishëm në ambientin e bastisur po ashtu u penalizuan për shkeljen e kufizimeve të koronavirusit të ri (COVID-19).

Organizimi i luftimeve mes gjelave është i ndaluar me ligj në Turqi.//AA