Ibishi: Nëse trupat serbe vijnë në Kosovë, i bie që Serbia po e sfidon dhe NATO-n

Kreu i veteranëve të Mitrovicës, Rafet Ibishi për kërkesën e Serbisë për kthimin e një mijë trupave në Kosovë në ditën kur Mustafa u dënua më 26 vjet burgim ka thënë së mendon që është kërcënim.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar nuk e lejon që trupat serbe të kthehen në territor të huaj dhe nëse ndodh kthimi i tyre, Ibishi thotë së kjo i bie që Serbia po e sfidon dhe NATO-n.

“Veqse janë të pranishëm trupat civile serbe në pjesën veriore por në momentin kur situata do të tensiohet institucioet shetrerore nuk do të qëndrojnë duarkryq”, ka theksuar Ibishi në Debat Plus.

Ibishi ka theksuar se në vitet 98-99 gjatë luftës në Kosovës i kanë dalur 100 mijë trupave serbe përpara dhe në mungesë të armatimit, gjersa ka potencuar se prapë do t’i dalin përpara.

Tute Ibishi ka shtuar se nga Organizata e Veteranëve të Mitrovicës presin vetëm një urdhër dhe dalin në përkrahje të sigurisë së Kosovës.