Identifikohet rasti i parë me virusin AH1N1

Identifikohet rasti i parë me virusin AH1N1 në spitalin e Durrësit.

Panorama shkruan se bëhet fjalë për një pacient që ndodhet në këtë spital, një burrë rreth 60-vjecar identifikuar si K. Beçka.

Mësohet se ai ndodhet prej tre ditësh ne repartin e Reanimacionit te Kirurgjise në spitalin e Durrësit.

Viktima e fundit e prekur nga AH1N1 është një e moshuar nga Shkodra, ndërsa tre rastet e tjera ishin një nga Tirana dhe dy nga Elbasani. Nderkohe qe specialistet kane bere apel per vaksinim duke thene se nuk ka vend per panik.