Ikja e shqiptarëve në Angli/ Renditen në vendin e dytë të azilkërkuesve

2.840 shqiptarë kanë kërkuar zyrtarisht azil në Mbretërinë e Bashkuar gjatë tre muajve të parë të vitit 2021.

Për këtë periudhë, shqiptarët ishin të dytët në numrin e azilkërkuesve në Angli, ndërsa të parët ishin iranianët me 3,523 kërkesa, shkruan JOQ, transmeton Fokusi.info.

Ndërkohë, në vendin e tretë renditen shtetasit eritreas me 2,373 kërkesa.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve shqiptarë është ulur me 657 kërkesa.