IKSHPK-ja dërgon sërish mostra jashtë për variantet e reja të COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), dje ka dërguar dërgesën e radhës me 25 mostra pozitive për sekuencionim gjenetik në Gjermani, pra për identifikimin e varianteve.

Xhavit Jakupi, drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, i cila tha se gjatë kësaj jave priten rezultatet e mostrave të cilat janë dërguar më 6 dhjetor.