IKSHPK me udhëzime: Secili nxënës duhet ta sigurojë vet maskën

IKSHPK ka udhëzuar nxënësit se si duhet të mbrohen në shkolla. Ata, maskat detyrohen që t’i sigurojnë vet.

Përmes disa fotografive të publikuara në faqen e tyre në Facebook, IKSHPK thotë se çdo nxënës duhet të ketë maskë personale të cilën e mban të vendosur tërë kohën.

Këto maska nxënësit duhet ti sigurojnë vet.

IKSHPK propozon që prindërit të flasin me fëmijët e tyre për pandeminë dhe ti këshillojnë se si të mbrohen, transmeton metro.

Ndryshe, nga shtatori nxënësit e Kosovës pritet që t’i kthehen mësimit në shkolla, pas ndërprerjes për shkak të Covid-19.