Inaugurohet objekti i ri i departamentit për prodhimin e dokumenteve

Të hënën është mbajtur ceremonia e inaugurimit të objekti të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

Në ceremoninë inauguruese shiriti është prerë nga kryeministri Albin Kurti, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ushtrues i detyrës i drejtorit të ARC-së, Blerim Camaj.

Ky departament tani gjendet në objektin e ish-Rilindjes në kryeqytet./EO