Incident në një shkollë në Fushë Kosovë, të përfshirë nxënësit dhe një prind

Sot rreth orës 11:30 ka ndodhur një incident në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë. Në incident janë përfshirë fillimisht dy nxënës e pastaj edhe prindi i njërit prej nxënësve.

Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme të policisë dhe kanë shoqëruar në stacion policor katër persona.

Personat e përfshirë në incident aktualisht janë duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.

Kujtojmë se një incident ndodhi para pak ditësh në shkollën “7 Marsi” në lagjen Kalabria në Prishtinë ku një mësuese u ther me thikë nga një prinde.

Edhe pse mësuesja mori tre goditje me thikë ajo fatmirësisht shpëtoi.