Infektohen me COVID-19 edhe tre kyeinfermierë tek Infektivi

Tre kryeinfermierë tek Spitali Infektiv në QSUT jane infektuar me Covid 19.

Të infektuarit janë shtruar tek Spitali Infektiv, pasi kanë shfaqur simptoma klinike të koronavirusit.

Më herët është konfirmuar pozitiv me COVID-19, shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, Mirela Cami, Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Andi Koraqi, shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, për të cilët Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar më herët se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë vetëizoluar në shtëpi.