Inspektorati i Arsimit vendos për suspendimi e tri punëtoreve të çerdhes ku dyshohet se u rrah trevjeçari

Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim për suspendimin e tri punëtoreve (dy edukatoreve dhe kuzhinieres) së çerdhes “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, ku dyshohet se u rrah një fëmijë trevjeçar.

Kështu tha për Klankosova.tv këshilltarja për media në Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Kutleshi-Maliqaj.

“Po ashtu, përmes këtij vendimi, Inspektorati i Arsimit obligon Drejtorinë Komunale të arsimit në Fushë Kosovë që të merr masa disiplinore ndaj drejtoreshës së Institucionit parashkollor “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, e cila nuk ka vepruar me kohë për rastin në fjalë”, tha Kutleshi-Maliqaj për Klankosova.tv.