Institucionet rrethohen me tela me gjemba, masat para protestës së opozitës (Video)

Policia e shtetit ka marrë masat para tubimit të opozitës sonte.

Kryeministria, ministria e Brendshme dhe parlamenti janë rrethuar me gardh metalik.

Report Tv sjell pamjet nga rrethimi i parlamentit me tela me gjemba.

Në gatishmëri do të jenë 1300 forca policie për të shmangur incidentet.