Instituti rekomandon, Presidenti shtynë zgjedhjet në Podujevë

Rekomandimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është zbatuar nga Presidenti i Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë. Burime të Express kanë thënë se Shefi i Shtetit e ka nënshkruar dekretin për pezullimin e zgjedhjeve shkaku i koronavirusit.

Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi, ka nënshkruar dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë pasi një gjë e tillë është rekomanduar nga Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Burime të Express kanë thënë se vendimi do të publikohet shpejt.

Zgjedhjet në Podujevë ishin planifikuar të mbaheshin të dielën ndërsa po shtyhen pasi në Kosovë ka shpërthyer koronavirusi. Deri tash janë infektuar të paktën tre persona. Një nga Istogu ndërsa tre nga Vitia.

Zgjedhjet në Podujevë u planifikuan të mbahen të dielën pasi Kryetari i deritashëm u bë Ministër i Punëve të Brendshme.